Analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, ku pastaj duhet të ketë një qeverisje me bazë të gjërë për t’i përballuar presionin e Serbisë dhe atë ndërkombëtar.
Krasniqi ka qenë mysafir në “Studio të hapur” te RTK 3, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend.
“Unë jam shumë i bindur që Kosovës në momentin që jemi I duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kjo për shkak se problemet janë të mëdha. Lista Serbe bën lojë të dyfishtë, kemi opozitë që është në konfuzion. Prandaj për vendin do të ishte e rëndësishme që të shkohet të sovrani. Unë mendoj që duhet bërë një qeveri me bazë të gjerë sepse gjendemi para një presoni të madh nga Serbia dhe nga ndërkombëtarët”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se Kosovës LDK-ja i duhet si parti e reformuar që ka mundësi t’u japë përgjigje problemeve me të cilat sot ballafaqohet vendi.
Ai ka thënë se fenomeni i punësimeve pa meritë është shumë negative, por mendon se pompimi i kësaj teme mund të ketë për qëllim nxitje të trazirave në vend.
Granit Xhaka asiston tek goli i parë i Sunderlandit
Haradinaj: Dalja në zgjedhje është e kënaqshme
Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen z...
Zëdhënësi i VV-së del me thirrje disa orë para mbylljes së k...
Kryetarja e Ranillugut po hetohet, dyshohet se bëri presion ...
PDK: Mos e lini votën në shtëpi – dilni dhe votoni për veten...