Kreu i Partisë Demokratike të Kosovësv (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Kishës Katolike.
Me anë të një postimi në Facebook, ai uroi besimtarët katolikë në vendin tonë, si dhe për gjithë komunitetin katolik në mbarë botën, shkruan Arbresh.info.
“Uroj Kardinalin Robert Prevost – tashmë Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan në histori, për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Kishës Katolike. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për Ipeshkvinë e Kosovës, për besimtarët katolikë në vendin tonë, si dhe për gjithë komunitetin katolik në mbarë botën.”, tha ai.
“Zgjedhja e tij shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike. Uroj që pontifikati i tij të hapë një epokë të re paqeje, shprese dhe uniteti, në shërbim të besimit, drejtësisë dhe afrimit mes popujve.”, shtoi Krasniqi./Arbresh.info/
Presidenti i Federatës iraniane tregon se a do të marrin pje...
Tensionet në Lindje, ambasadat evropiane bëjnë thirrje për r...
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran