Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Krasniqi tha se kjo festë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat.
“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat. Në një botë që përballet me sfida dhe pasiguri, Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti. Andaj, këtë ditë, le të përqafojmë frymën e faljes, pajtimit dhe tolerancës. Juve dhe të dashurve tuaj”, ka shkruar Krasniqi.
Ai uroi që ky Bajram të ju sjelltë paqe, lumturi dhe shumë bekime. Shpërndani dashuri e mirësi kudo që shkoni./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...