Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë prapë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi që të deklarojnë përkatësinë kombëtare.
“Meqë kemi hyrë në dy ditët e fundit të afatit, 30 dhe 31 tetor, u bëjë thirrje edhe një herë të gjithë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por edhe kudo që ata jetojnë në Serbi, të regjistrohen dhe deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi tha se Serbia po përshkallëzon çdo ditë politikat e saj përjashtuese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve. Andaj sipas tij, përgjigjja e shqiptarëve duhet të jetë unike në këtë proces.
“Në të gjitha format dhe me të gjitha metodat, po provon të ulë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”. Prandaj, përgjigja e shqiptarëve duhet të jetë unike dhe e fuqishme në këtë proces të regjistrimit të popullsisë. Ky është hapi i parë i mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Shkoni dhe regjistrohuni – dëshmoni që jeni shumë. Në këtë mision, shqiptarët atje duhet ta kenë mbështetjen e plotë edhe të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...