Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka folur rreth rrëzimit të sotëm të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës.
Krasniqi, pjesëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vlerësuar se ajo çfarë ndodhi sot nuk ishte vetëm zhvillim i ditës së sotme, i ditëve të fundit, mirëpo ishte zhvillim i javëve dhe muajve të fundit.
Sipas Krasniqit, nuk është e drejtë që tani të ndërrohet retorika ndaj PDK’së, vetëm pse deputetët e PDK e kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Krasniqi ka thënë në RTV21 se koalicioni me LDK ka qenë koalicion që ta zhbllokojë vendin nga bllokada e VLAN-it, dhe po ashtu PDK-ja kishte pranuar që kryeministër të bëhej Isa Mustafa vetëm se vendi të mos shkojë përsëri në zgjedhje.
Sipas tij, nuk mund të thuhet se gjatë këtij mandati është punuar apo s’është punuar shumë, pasi që puna e Qeverisë është të punojë dhe ta zbatojë programin e vet.
Krasniqi po ashtu ka thënë se është evidente që ka pasur ngecje në vendimmarrje gjatë kësaj Qeverie, zhagitje të vendimeve dhe pengim të proceseve.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë