Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenas.
Sipas Krasniqit, UÇK dhe PDK janë një rrënjë teksa ofroi mbështetje për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
“Sonte, në Drenas, një takim i paharrueshëm me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – gjeneratën e artë që i dha lirinë vendit tonë. Ky vend e di çfarë do të thotë betimi, të cilin nuk e ka thyer kurrë: as në luftë e as në paqe – duke e mbështetur PDK-në për 26 vjet me radhë. UÇK dhe PDK janë një rrënjë. Janë historia dhe fati ynë i përbashkët”, ka shkruar Krasniqi.
“Më 12 tetor, Drenasi do të vazhdojë besnik ndaj kësaj rruge: për PDK 191 dhe për kryetarin e ardhshëm, Petrit Hajdarin. Sepse besnikëria ndaj historisë është besnikëri ndaj së ardhmes. Sepse me Petritin – Drenasi mundet ma mirë”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...