Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron për vizitë në SHBA, dhe ka njoftuar se ka takuar sot kongresistët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline.
përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kishte kënaqësinë e veçantë, të ritakojë kongresistët Ruppersberger dhe Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Washington, DC.
“Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot”, ka shkruar Krasniqi.
“Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...