Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
Krasniqi ka bërë të ditur se me Prattipatin kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi ka theksuar nevojën për një qeveri të re dhe stabile dhe falënderoi ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...