Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.
Krasniqi tha se takimet me Blair janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese teksa theksoi se roli i tij për lirinë e Kosovës ka qenë një frymëzim, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi potencoi se Kosova nuk do të harroj asnjëherë lidershipin e ish-kryeministrit britanik.
Postim i plotë:
Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese.
Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.
Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë.
Ish-Kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë.
Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!/Arbresh.info
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu