Krasniqi: Sot është obligimi qytetar, shkapja e shtetit nga Isa e Hashimi

20:35 | 18 Prill 2015
M. A.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sot u pa se cilat medie të ‘pavarura’ financohen nga shteti i privatizuar dhe se si ‘intelektualë’ të ‘pavarur’ sulmojnë qytetarët protestues.

Postimi i plotë:

“EPO MORAL KU JE?

Sot më shumë se kurrë u pa se cilat medie të ‘pavarura’ financohen nga shteti i privatizuar nga krerët e partive private që po e keq qeverisin vendin?

Sot u pa se edhe ‘intelektualë’ të ‘pavarur’ dhe të gjithë ata që financohen nga shteti i kapur, sesi sulmojnë qytetarët protestues, në emër te një ‘pastërtie’ false. Në ditë të tilla, është rasti që të shihet fytyra e se cilit mashtrues “më mirë në rrashtë se në pasqyrë”.

Te njëjtit, jo pak herë deri tani kanë folur e shkruar sesi është kapur shteti. Kur vjen koha që te protestojnë për shkapjen e tij, bëhen mburojë e shtetit të kapur?!

Këta njerëz me ketë ‘moral’ për ku janë nisur?

Ndoshta janë nisur deri te donacionet e marra nga ish shefi apo shefat! Ky farë soji janë armiqtë e ndryshimit, guximit qytetarë e të demokracisë. Këta janë argatët e vazhdimit të agonisë në Republikën e Kosovës. Të se paku mos të na përrallisin nëpër gazeta a portale!

Epo, moral ku je? A nuk u ngopem me moralin e dyfishtë te intelektualit tonë, në medie apo universitet në 70 vjetet e fundit?! Aty ku duhet të përgatitet ardhmëria e këtij vendi?! Aty ku përgatiten vizionarët e shtetit.

O njerëz, sot është obligimi qytetar, shkapja e shtetit nga Isa e Hashimi”, thotë Krasniqi në një shkrim të tij

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme