Përfaqësuesit e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre se PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje. Por në rast se ka përpjekje për t’u realizuar ky skenar, ata kanë paralajmëruar mobilizim të qytetarëve.
Pavarësisht akuzave të bëra nga LDK-ja e LVV-ja zyrtarët e PDK-së kanë thënë se asnjë qeveri që eventualisht mund të formohet pa shkuar fare në zgjedhje nuk është e pranueshme për këtë subjekt.
“Për PDK-në asnjë lloj qeverie pa e rimarrë mandatin nga qytetarët përmes zgjedhjeve të reja nuk ka qenë dhe as që mund të jetë opsion”, ka thënë për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.
Megjithëkëtë për dallim prej partive të tjera PDK-ja ende nuk i ka dorëzuar nënshkrimet, ndonëse zyrtarë të saj kanë thënë se nënshkrimet tashmë janë të gatshme. Dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të PDK-së pritet ta bëjnë në fillim të javës së ardhshme.
“Nënshkrimet e PDK-së janë të gatshme dhe bashkë edhe me nënshkrimet e grupeve të tjera do të procedohen në fillim të javës, bashkëngjitur me mocionin për seancën e 22 gushtit”, ka shtuar Krasniqi.
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...