Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar për debatin Kosovë-Shqipëri, që është duke u zhvilluar në mes opinionistëve dhe politikanëve.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se shqiptarët e tjerë, veç “gardianëve” të kombit te cilët janë në garë për primat politikë në politikat rajonale, nuk kanë pse te zhyten në debatin e shpifur.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Veprimet e shqiptarëve te Kosovës në të kaluarën edhe mund të kuptohen disi, pse kishin oreks të mirë të flisnin kundër Shqipërisë, pasi edhe kishin interes të avancoheshin në politikë, t’i mbanin familjet e fëmijët e tyre etj. Po sot, cili është interesi i disa shqiptarëve t’i ndjekin qeveritarët e sotëm në politikat e mjerimit, te një zelli kundër Shqipërisë?!
A është interesi i ndonjërit për t’u ngritë në politikë apo për të menduar vetëm e vetëm për familjet e fëmijët e tyre a të ndonjë vesi tjetër të mbetur nga e kaluara e afërt?
Hyrja në politikë në kohën e sotme duhet të bëhet kryekreje për interesa publike! Për interesa vetëm familjare ka shumë fusha të tjera të angazhimit profesional a biznesor.
Mendimi i politikanëve të djeshëm apo të sotshëm, vetëm e vetëm për familjen e fëmijët e tyre a pozitën vetjake politike e mbytë çdo angazhim të djeshëm a të sotshëm për kombin dhe atdheun. Madje i rrezikon të arriturat e kombit në përgjithsi e të Kosovës në veçanti.
Shqiptarët e tjerë, veç “gardianëve” të kombit te cilët janë në garë për primat politikë në politikat rajonale, nuk kanë pse te zhyten në debatin e shpifur?! Gjithsesi, kjo nuk është duke u bërë për interesat e kombit a te dy shteteve shqiptare!
Po na bëhet ves, kacafyetja nder shqiptare!
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...