Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku të mërkurën në mbrëmje në magjistralen Shtime-Ferizaj.
Krasniqi nëpërmjet në postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve është tejet i dhimbshëm.
“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi përcjell arbresh.info.
Kujtojmë se sot rreth orës 19:15 një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime ku kanë mbetur të vdekur katër persona.
Ndërsa një çift burrë e grua janë duke u trajtuar në QKUK.
Zëdhënësi i QKUK-së në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa burri ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lexo edhe:
QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të çiftit të lënduar nga aksidenti në Shtime
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten