Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka vizituar sot dy kryetarët e komunave në veri të Kosovës, Ilir Pecin e Zveçanit dhe Izmir Zeqirin e Zubin Potokut.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ka parë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballen kryetarët e rinj, përcjell Arbresh.info.
“Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër. Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime”, tha Krasniqi.
Krasniqi e ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e plotë të partisë ndaj Pecit dhe Zeqirit.
“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre. Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...