Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka kujtuar Komandantin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 41 bashkëluftëtarët të tij, të cilët si sot, 24 vite më parë ranë heroikisht në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në Gorozhup të Pashtrikut.
Krasniqi përmes një shkrimi në facebook tha se sakrifica emblematike e Komandant Kapuçit, i cili përkundër plagëve të pashëruara në trup, bashkë me bashkëluftëtarë priu në frontin e luftës, do të mbetet përherë në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, në luftën tonë shekullore për liri e pavarësi.
Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e të gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës