Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë me deputetën Ganimete Musliu kanë pritur një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se që këta të rinj të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet një Qeveri që u krijon perspektivë, kushte të mira studimi dhe mundësi punësimi, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me kolegen time, deputeten Ganimete Musliu, sot në Partinë Demokratike të Kosovës pritëm një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët kanë entuziazëm dhe vullnet që të angazhohen me tërë potencialin e tyre për një të ardhme më mirë në vendin tonë.Që këta të rinj dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet një Qeveri që u krijon perspektivë, kushte të mira studimi dhe mundësi punësimi.”, ka shkruar ai.
“Këtyre nevojave u përgjigjet programi i kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza që garanton të ardhme të sigurt për vendin. Kosova mundet ma mirë!”, tha ai./Arbresh.info/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...