Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë projektligje.
E sipas tij Kuvendi ka dështuar të ketë korum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qevreria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.
“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët”, shkruan ai në Facebook./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu