Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma Socialdemokrates, Jakup Krasniqi ka publikuar disa fotografi pasi sipas tij, televizioni publik nuk ka treguar se kur e kush e dekoroi me titullin “Hero i gjallë simbolin e simboleve të lirisë”.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se prej të gjallëve me titullin hero i gjallë është dekoruar vetëm veprimtari i shquar, Adem Demaçi.
Postimi i plotë:
PASI TV PUBLIK NUK TREGOI SE KUR E KUSH E DEKOROI ME TITULLIN HERO I GJALLË SIMBOLIN E SIMBOLEVE TË LIRISË, PO I SJELLI KËTO TRI FOROGRAFI.
SHIQONI!
CEROMONIA E DEKORIMIT TË SHUMË VEPRIMTARËVE TË GJALLË TË FUSHAVE TË NDRYSHME TË JETËS SI DHE DËSHMORË E HERONJË TË RËNË PËR CLIRIM NË PËRIUDHA TË NDERYSHME PAS LUFTËS ÇLIRIMTARE!
PREJ TË GJALLËVE ME TITULLIN HERO I GJALLË QË DEKORUAR VETËM ADEM DEMAÇI!
LAVDI E PËRJETSHME NJERIUT TË SHEKULLIT!

Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...