Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sonte në iftar Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se muaji i Ramazanit shërbën edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, përcjell Klankosova.tv.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi. Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë. Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë