Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi (PDK), ka reaguar pas vdekjes së poetit, krijuesit e shkrimtarit të mirënjohur, Adem Gashit, duke thënë se vdekja e tij, i ka mërzitur të gjithë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Ademi ishte nga të rrallët dhe më origjinalët në vendin tonë – veçanërisht në dedikimet që u bënte heronjve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
“’Sërish vjen Marsi’ – është vetëm një nga perlat e tij që do të këndohet brez pas brezi”, ka shkruar Krasniqi.
“Ai la gjurmë të pashlyera kudo ku punoi dhe veproi, nga arsimi, televizioni, institucionet shtetërore e posaçërisht në pasionin e tij të parë, krijimtarinë letrare – për çka u nderua me çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore ‘Azem Shkreli’”, ka përfunduar ai./Arbresh.info
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...