Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për gazetarët pas dështimit të 14-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se për Albin Kurtin vazhdon të mbetet më e rëndësishme Albulena Haxhiu dhe se po vazhdon të mbajë peng Kuvendin e Kosovës.
“Duket se për Kurtin, Albulena Haxhiu ka më tepër rëndësi se rreth 1 milion qytetarë”, tha Krasniqi.
Ai e ka quajtur “fatkeqësi institucionale” situatën aktuale.
Sa i përket për një takimi të partive me presidenten Vjosa Osmani, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë.
Kuvendi dështoi sërish të konstituohet të dielën, kur kanë kaluar tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të dielën kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të martën në orën 10:00
Në seancën e së dielës u pa edhe një mungesë më e theksuar e deputetëve, pasi të pranishëm ishin vetëm 92 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...