Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB.
Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Kryetari i PDK-së në Facebook.
“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...