Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e sotme ku po diskutohet për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq ka thënë se ajo që duhet më së shumti pas ngjarjeve të fundit është qartësia, shkruan arbresh.info.
“Sot ajo që na duhet është qartësia për veprimet që kanë ndodhur. Sidoqoftë asnjëri nuk mund të jemi indiferent ndaj asaj që ka ndodhur. Secili prej nesh është ndier keq. Po ashtu shumë shqetësues mbetet fakti i mos respektimit të hierarkisë institucionale. Është e qartë që bartësit më të mëdhenj institucional duhet të jenë të informuar”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se kërkojnë nga Qeveria që ta njoftoj Kuvendin se a janë respektuar të gjitha procedurat në rastin e deportimit.
“Ne duhet të ruajmë raportet tona me Turqinë si shtet sovran. Sot në këtë seancë më e lehta është të shfaqen qëndrime radikale ndaj liderëve institucional”, ka thënë ai./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...