Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli feston 50 vjetorin e karrierës muzikore.
Këtë moment të veçantë të karrierës së saj, ajo e ka shënuar përmes një organizimi, ku ka marrë pjesë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Ai tha se Shyhrete Behluli është një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqipe.
“Për 50 vite, ajo ka qenë një zë që pasqyron shpirtin, traditën dhe ndjenjat e popullit tonë. Me këngët e saj, Shyhretja ka prekur zemrat e shqiptarëve, duke u bërë simbol i kulturës sonë burimore. “, ka shkruar ai.
“Sonte, bashkë me Melizën, pata kënaqësi të jem prezent në koncertin që shënoi gjysmëshekullin e karrierës së Shyhrete Behlulit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka dhuruar art të jashtëzakonshëm.”, shtoi ai.
Krasniqi e falënderoi këngëtarën për frymëzimin ndër vite me muzikën e saj./Arbresh.info/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...