Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do ta përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.
Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do ta përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.
Opozita kosovare do të dështojë në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi as vetë nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi, duke shtuar se LDK-ja nuk ka interes për zgjedhje derisa është në një proces zgjedhor e aq më pak kur ky proceset po përcillet me probleme të ndryshme.
Nënkryetari i PDK-së ka folur edhe për vendimin e kreut të partisë Kadri Veselit për largimin nga pozita të zyrtarëve me aktakuza, duke paralajmëruar se një sërë veprimesh dhe vendimesh të tjera do të pasojnë edhe në të ardhmen, por pa precizuar se për çfarë veprimesh konkretisht bëhet fjalë.
Ai ka folur edhe për idenë e presidentit Hashim Thaçi që në kuadër të fazës finale të bisedimeve për Serbinë Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, ku një ide e tillë është vështirë e realizueshme.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...