Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës.
Ai ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarët e tyre, dhe tha se janë duke u marrë me situatën në Pejë nga dje dhe se është në koordinim me të gjithë faktorët që merren me menaxhimin.
“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin Muhaxheri, ministrin Sveçla dhe ministrin Mehaj, që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë. Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushëllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, tha ai.
Ndërkohë Policia ka njoftuar se një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha./Arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq