Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas rinumërimit të votave të LDK-së në komunën e Vushtrrisë, e që sipas saj është vërtetuar ajo për të cilën dhe ishte ankuar në Prokurinë Themelore të Mitrovicës, për manipulim votash nga bashkëpartiaku Xhafer Tahiri.
Në një postim në Facebook, ajo tha se nga rinumërimi vërtetohet ndërhyrje “me kimik” në fletëvotim, si dhe shton se janë shtuar vota në sistem pa qenë fare në kuti, si dhe parregullësi të tjera, shkruan Arbresh.info.
Ajo thotë se për shkak të këtyre ndërhyrjeve ajo si kandidate është dëmtuar në vota.
“Asnjëherë nuk ka qenë me rëndësi interesi personal, por fenomeni që me gjasë nuk ka ndodhur vetëm në Vushtrri, por në shumë qendra të tjera dhe ky proces ka qenë një dështim i madh”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...