Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ofruar mbështetjen e institucionit që ai drejton ndaj kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka jnoftuar se sot është pritur në takim nga Atiq.
“Sot, pas ceremonisë së betimit, kisha nderin të pritem në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq. Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të Kryetarit për përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e kushteve sa më mira për qytetarët. Në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, pas betimit të Atiq sot, Krasniqi ka thënë se secili veprim që do ndërmerret nga kryetari i ri, e ka mbështetjen e plotë të tij dhe Qeverise ku ai bën pjesë.
Erden Atiq kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 66 përqind të votave në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?