Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pohuar se ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të akuzuarit.
Krasniqi konfirmon tutje se aty është mbrojtur në heshtje.
“Kam qenë i ftuar në cilësinë e të akuzuarit, i akuzuar. Unë nuk kam folur, jam mbrojt në heshtje dhe ne duhet t’i shohim cilat janë akuzat”, ka thënë ai në KTV.
Krasniqi ka thënë tutje se kjo gjykatë po vazhdon ta dëmtojë Kosovën e ta “amnistojë” Serbinë.
“Me këtë gjykatë është dëmtuar Kosova sepse qe pesë vite po flitet për krimet e pretenduara të UÇK-së, nuk e di edhe për sa vite do të flitet por këtu e shoh të amnistuar Serbinë e cila ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë”, tha ai.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale vitin e kaluar. Ai vetë kishte njoftuar se më 24 korrik të vitit 2019 do të paraqitej në këtë gjykatë për intervistim.
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...