Krasniqi nga Peja: Qeveritarëve ju ka mbetur vetëm një rrugë e ajo është rruga e dorëheqjes

12:35 | 16 Dhjetor 2015
M. A.

Jakup Krasniqi nga radhët e  NISMA-s, në manifestimi e organizuar nga opozita në qytetin e Pejës para të pranishmëve ka thënë se qeveritarëve ju ka mbetur vetëm një rrugë e ajo është rruga e dorëheqjes, transmeton arbresh.info

“Sot ne opozita e bashkuar jemi në qytetin e Besa-Besës, në Pejën e Haxhi Zekës që se bashku t’i kundërshtojmë marrëveshjet e padrejta. Sot ju dhe ne i kemi 1001 arsye për të protestuar kundër qeverisjes së keqe”.

“Sot nga qyteti i Dukagjinit kërkojmë mbështetjen e qytetarëve për fatin brezave e fati i brezave është duke i kundërshtuar Marrëveshjet për “Zajednicen” e Demarkacionin, sot se bashku me ju kemi ardhur ti themi Jo “Zajednices” e Demarkacionit sepse nuk kemi tokë për ti falur askujt, nëse Isa ka tokë të vetën atëherë tua falë atë”.

“Këta qeveritar që kanë bërë marrëveshje kushtetuese e që do të reflektoj për breza të tërë, tani janë në ndjekje të deputetëve e të përfaqësuesve të opozitës prandaj ata nuk meritojnë besimin tonë”.

“Atyre ju ka mbetur vetëm një rruge ajo e dorëheqjes nëse dikush duhet te ik nga Kosova nuk duhet të ikin qytetarët por ata që e meritojnë, e t’iu hapin dyert atyre që duan dhe dinë të udhëhiqni me vendin”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale