Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur një tubim në Suharekë me kandidatin për kryetar, Dardan Berishën.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Suhareka ka energji, ka potencial dhe ka njerëz të mirë që duan ta çojnë përpara.
“Sonte, në mesin e qindra qytetarëve, e pamë qartë: shpresa nuk është vetëm fjalë këtu, por është ndjenjë që bashkon, frymëzon dhe motivon. Këtë shpresë po e mishëron Dardan Berisha me ekipin e tij, me vizion, me përkushtim dhe me projekte konkrete për një Suharekë ma të mirë për të gjithë. Dardani është zëri i brezit të ri, energjia e një politike ndryshe dhe garancia se Suhareka do të ecë përpara”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...