Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Novosellë të Pejës, ku ka kërkuar mobilizim në mbështetje të kandidates së PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Vokshi Nallbani.
Krasniqi ka theksuar se kandidatura e Vokshi Nallbanit është një mesazh se politika në Kosovë ka nevojë për të ndryshuar vërtetë.
“Jam i bindur edhe nga përvoja, të cilën e kemi bashkërisht që sa më shumë që ka gra në lidership, në vendimmarrje, sa më shumë që ka të rinj e të reja në udhëheqësi edhe politika bëhet ma e mirë. Gara vetëm sa ka filluar dhe me 12 tetor do të jemi bashkë në balotazh për të fituar me datën 9 nëntor”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Vokshi Nallbani ka thënë se demokracia e vërtetë arrihet vetëm atëherë kur udhëheqësit e komunës qeverisin bashkë me qytetarët dhe për qytetarët.
“Andaj, ju ftoj të besoni në mua, të besoni në kandidatët tanë për asamble komunale, besoni në PDK-në dhe me 12 tetor të tregojmë që Peja mundet ma mirë, po mundet ma mirë vetëm me PDK-në”, është shprehur ajo.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...