Ai ka pohuar se Veseli ka një plan të qartë për ta ndërtuar një të ardhme për të rinjtë në Kosovë, duke krijuar shanse të barabarta dhe duke e fuqizuar ekonominë.
“Kjo mund të bëhet vetëm me një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe nepotizmit. Nuk ka opsion tjetër”, ka deklaruar Krasniqi për Indeksonline.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se dikush mund ta ketë keqpërdorur autoritetin brenda PDK-së, por se Kadri Veseli është duke i dhënë fund kësaj.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm se PDK nuk ka qenë pa gabime. Por, procesi i ndryshimit ka filluar dhe do të vazhdojë. Ju do ta shihni se në Qeverinë Veseli nuk do të ketë asnjë person me aktakuzë, jo vetëm nga PDK, por as nga partitë e tjera me të cilat do të mund të qeverisim. Ky është kusht i PDK-së për koalicione”, është shprehur ai.
Krasniqi, më tutje, ka tërhequr vërejtjen se partitë tjera nuk e kanë guximin të veprojnë kundër korrupsionit dhe zyrtarëve të tyre me aktakuza.
“Dallimi midis nesh dhe partive të tjera është se ne po i pranojmë gabimet dhe kemi nisur t’i përmirësojmë ato, ndërsa partitë tjera as nuk po i pranojnë gabimet dhe as nuk po i përmirësojnë ato. Kadri Veseli e ka përnjëmend luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka deklaruar Krasniqi.
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...