Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur se në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën, sipas tij, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka publikuar edhe një video, në të cilën thuhet se korrupsioni është një shqetësim serioz dhe se sipas tij, shkarkimi i kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një siç u shpreh, sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...