Partia Demokratike e Kosovës ishte zotuar se do të votojë çdo kandidat të LVV-së për kryetar kuvendi, me kushtin që ai ose ajo të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit në të kaluarën.
Kështu edhe ndodhi sot, kur deputetët e këtij subjekti politik votuan pro Dimal Bashës për të drejtuar legjislativin.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai u pyet në lidhje me mundësinë që po përflitet për një bashkëpunim përtej këtij të sotmit.
“Spin doktorët kujdestarë ishin munduar të krijojmë një shpjegim krejtësisht jorealist. Kuptojeni, është krejt çka po shihni. Nuk ka prapavijë, nuk ka qëllime tjera. Është çka kemi thënë nga dita e parë, dhe e kemi mbajtur sot”, tha Krasniqi.
I pyetur konkretisht nëse ka ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV për zgjedhjet lokale, Krasniqi tha: “Absolutisht jo”.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...