Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK)Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së aktorit Mirush Kabashit.
Krasniqi tha se ai do të jetojë përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar.
“Na paska lënë sot shqiptari, kosovari ynë, që këtë dhe, në të dy anët e kufirit, e kish Vatan e kish Atdhe. Mirush Kabashi, shkodrani me prejardhje nga Gjakova, në 75 vitet e jetës së tij realizoi mbi 100 role në teatër dhe film”, shkruan Krasniqi.
Krasniqi tha se me plotë meritë, Mirush Kabashit iu nda edhe çmimi “Nderi i Kombit”.
“Pas çmimeve si “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës”, Mirushit, me plotë meritë, iu nda edhe çmimi “Nderi i Kombit”, shkruan kreu i PDK-së.
Ai shkruan se Mirush Kabashio do të jetoj përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar.
“Përmes kontributit për artin shqiptar, e posaçërisht recitimeve të tij të papërsëritshme, Mirush Kabashi do të jetoj përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar – gjersa mali të bahet hi, e hiri mal përsëri! Lamtumirë, mjeshtër”, shkruan ai.
Mirush Kabashi është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare./Arbresh.info/
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...