Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi po qëndron në Itali ku është takuar me bashkëatdhetarë dhe aktivistë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se mërgatën dhe origjinën e PDK-së para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë.”, ka shkruar kreu opozitar.
“Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor