Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar pak minuta pas mbylljes së afateve ligjore për koalicione në KQZ se me mbështetjen e madhe qytetare PDK do të dalë forca më e madhe politike dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër i vendit.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet forcë e qytetarëve të vendit. Edhe në këto zgjedhje, qytetarët e dinë se kush duhet ta udhëheqë shtetin. Me Kryeministrin e ardhshëm Kadri Veseli, Kosova do të hyjë në etapa të reja të zhvillimit. Ne kemi ditur ta ndryshojmë vendin, duke ndryshuar edhe veten, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallime”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...