Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me bashkëshortenne tij Melizën, kanë marrë pjesë sot në protestën qytetare për rastin makabër të dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë.
Kreu i PDK-së, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se duhet të veprohet sot, që të dërgohet mesazh i qartë tek të gjithë dhunuesit, se shteti, por edhe shoqëria, do të mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Edukim. Parandalim. Siguri. Drejtësi!
Këto ditë, të gjithë jemi të shokuar nga rasti makabër i dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë. Dhe, për më keq, ky nuk është një rast i izoluar i dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë.
Prandaj, shteti, urgjentisht dhe me vendosmëri, duhet që të reagoj në të gjitha instancat për të rritur ndërgjegjësimin, për të përmirësuar edukimin, krijuar sigurinë dhe garantuar drejtësinë për vajzat dhe gratë.
Të veprohet sot, që të dërgohet mesazh i qartë tek të gjithë dhunuesit, se shteti, por edhe shoqëria, do të mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit./arbresh.info/
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike