Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, i ka quajtur masat e reja të prezantuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për kufizimin e lëvizjes së lirë në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19, si shkelje e rëndë e Kushtetutës.
Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se ky vendim duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi që sipas tij, i cenon të drejtat themelore të qytetarëve.
“Ajo që ne dëgjuam dhe pamë është përtej imagjinatës, është një vendim skandaloz i cili pikërisht në ditën kur kë hyrë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, një njësi përbërëse e Qeverisë prezanton masa edhe më të rrepta”.
“Ajo që ndodhi sot është shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Për ta bërë edhe më absurde këtë punë, këtë vendim e ka marrë sot Ministria e Shëndetësisë. Kur nga Qeveria merren vendime që i takojnë vetëm Kuvendit; atëherë ky është uzurpim”.
“Rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë duhet të respektohen, por masat që ndërmerren duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës”.
“Pata rastin që t’i dëgjoj dhe lexoj ata që janë njohës të kësaj fushe, për këtë çështje kishte një pajtim të plotë që e cilësonin këtë vendim si një shkelje e rëndë e Kushtetutës”.
Kujtojmë se sot në mbrëmje, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se me orarin e ri, qytetarët do të mund të lëvizin nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 22:30, por se do të jenë të ndarë në 7 kategori të ndryshme.
Për t’u informuar më shumë rreth këtyre masave, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...