Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mamli Krasniqi ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij.
Krasniqi tha se Luan Haradinaj do të kujtohet përherë si sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar.
“27 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, Luan Haradinaj. Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit. Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Abdixhiku: Nuk pati ndonjë ide tjetër për zgjidhje të ngërçi...
Haradinaj pas takimit te Osmani: Duhet një person unifikues ...
Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
Trumpi mbërrin në Abu Dhabi, ndalesa e fundit në turneun e t...
BIK nis grumbullimin e porosive për kurbanë, çmimi 180 euro
Arrestohet këngëtari i njohur