Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-se, Memli Krasniqi tha se nga ajo që doli si konkluzion nga tryeza e thirrur nga LDK-ja, u dakorduam që tryeza të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Kemi trajtuar një gamë të çështjeve ku u pajtuam që duhet të ketë një gjithpërfshirje dhe një konsensus. Ne do të ftojmë shumë shpejtë një takim tjetër ku besoj se do të kemi një format të ngjashëm. Mendoj që nuk është e mjaftueshme vetëm të takohemi dhe të diskutojmë por të shohim edhe nga takimet e tjera që a mund të arrijmë qëllimin për ti quar proceset përpara. PDK edhe në të kaluarën edhe tash gjithmonë i ka dhënë prioritet konsensusit, gjithpërfshirjes”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Ai ka thënë se LDK nuk mund ta qoj vendin në zgjedhje por PDK.
“Nuk është koha ta qojmë vendin në zgjedhje. Me mendojmë që ky mandat duhet të shkoj deri në fund. Nëse partitë që kanë synim me qu vendin në zgjedhje dhe i sigurojnë votat atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Ne nuk mendojmë që duhet me shku tash në zgjedhje por neve na duhet një reformë zgjedhore”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...