Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar se dhjetëvjetori i Kushtetutës së Kosovës, është një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës, që meriton respekt.
“Një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ngjarje që meriton respekt, respekt për Kushtetutën, aktin juridik e politik më të lartin e shtetit. Ndoshta meriton ndryshim, por, sigurisht kërkon më shumë respekt, për të pasur e gjetur më shumë respekt në zbatueshmërinë e saj, në mbrojtje të saj. Sidomos nga ata që duhet të jenë gardianë të saj”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info/
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...