Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, flet për shumë tema të aktualitetit politik.
Kryetari i PDK-së tha se është e padrejtë dhe e pasaktë se sindikatat janë nxitur nga opozita. “Kurtin e kanë votuar të gjithë, edhe mësuesit.
Ai e ka obligim ligjor e kushtetues të drejtojë qeverinë dhe ajo duhet të gjejë zgjidhje”, u shpreh Memli Krasniqi, duke shtuar se pagat kanë mbetur njësoj e çmimet janë rritur me 30%. Krasniqi tha se ka tendenca për ndarje bardhë e zi, që t’i ndajë mësimdhënësit me prindër. “Nuk është se mësuesit janë vetëm profesionistë, por janë edhe prindër”.
Ai tha se këmbëngulja e SBASHK-ut, nuk duhet të mbetet, por të kërkohet një kompromis. “Aq sa kam parë, këta kanë ofruar që të ketë lëvizje, por kryeministri ka thënë se asnjë cent nuk e jep më shumë”, u shpreh ai në intervistë për “RTK Prime”.
“Kjo ka degjeneruar me 50 euro e 70 euro. Janë këta mësimdhënës që nën kërcënimin e Serbisë, pa paga na kanë shkolluar ne”, rikujtoi kreu i PDK-së, sipas të cilit, nuk mund të degradohen mësimdhënësit deri në këtë shkallë. “Kërkesa e tyre është për dinjitet”.
Më tej, Krasniqi tha se tendenca e Kurtit që vetëm ai e ka mirë, rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë. “Kurti refuzoi të takojë grevistët, se nuk takohem me Jasharajn sepse ata nuk janë niveli im. Kritika e tij ndaj medieve thuajse kërcënuese.
Ashtu edhe ndaj sistemit të drejtësisë e po ashtu edhe ndaj opozitës”, tha Krasniqi, duke shpjeguar arrogancën, që sipas tij, e ka Kurti ndaj të tjerëve. “Kjo nuk ka vend në një vend demokratik”.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre