Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se heronjtë e lirisë , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë themeli i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se për ta më e shtrenjtë ishte liria se sa jeta e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë.Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”, ka shkruar ai.
Kreu i PDK-së ka kujtuar edhe heronjtë e tjerë të rënë si Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovcin dhe Shefqet Zeka.
“Sot, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka. Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi./Arbrehs.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...