Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin

14:47 | 31 Mars 2026
E.K

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasnqi, ka thënë se kohezioni social është themeli i një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.

“Pa besim mes njerëzve dhe pa përfshirje reale të të gjithëve, zhvillimi nuk mund të jetë as i plotë e as i drejtë”, ka theksuar ai në konferencën, “Kohezioni Social në Shoqëritë e Ndara”.

“Theksova rëndësinë e ndërtimit të këtij kohezioni në Kosovë, përmes institucioneve funksionale, shërbimeve të barabarta dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve”, shtoi ai.

Sipas Krasniqit, komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin. Prandaj, sipas tij, aty duhet të ndërtohet besimi, të promovohet barazia dhe të forcohet bashkëjetesa.

“Ne do të vazhdojmë me politika gjithëpërfshirëse dhe mbështetje për çdo komunitet, sepse paqja e qëndrueshme nuk është vetëm mungesë konflikti, por prania e besimit dhe drejtësisë në jetën e përditshme”, tha Krasniqi.