Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen Berisha, pas vdekjes së Kolë Berishës, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se Berisha pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!”, ka shkrua ai./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?