Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo në lidhje me akuzat që kanë bërë ndaj tij disa qytetarë të Prishtinës për keqtrajtime gjatë luftës.
Mirëpo, Rikalo nuk ndodhej në ato momente në seancë dhe kryeministri Haradinaj shpjegoi se e kishte liruar deri në fillim të Interpelancës për shkak të angazhimeve që ministry kishte, shkruan arbresh.info.
Menjëherë ka reaguar Krasniqi i cili e akuzoi Haradinajn se po e mbron Rikalon.
“Po i dilni në krah një ministri ndaj të cilit rëndojnë akuza serioze. Sot përmes këtij m inistri e keni siguruar mbështetjen po i dilni në mbrojtje në vazhdimësi”, tha Krasniqi.
Mirëpo, Haradinaj iu përgjigj duke i thënë se nuk ishte në dijeni se do të kishte pyetje për këtë çështje para interpelancës.
“E lirova për detyrat që kishte. Se kam ditur që do të ketë pyetje nga një deputet, sepse e shoh pyetjen tuaj si përsëritje të interpelancës”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...