Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gjatë takimit të Komisionit të përkohshëm është pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.
Ai tha se kjo kërkesë është evidentuar në procesverbalin e takimit të Komisionit “që të gjithë ministrat dhe kryeministri që kanë dhënë dorëheqje individualisht”.
“Pas konfirmimit nga ana e Kuvendit, ajo që mund të iu njoftoj është se kërkesa e PDK, e deputetit Përparim Gruda është që të evidentohet saktësisht në proces verbal të raportit që të gjithë ministrat përfshirë kryeministrin kanë dhënë dorëheqje individualisht, duke marrë shembull edhe më herët ish kryetarin e Rahovecit, dhe tani ka një ndryshim të gjendjes legale, që besoj që na ka krijuar mundësinë që të vijojmë tutje. Dorëheqja është evidentuar në procesverbalin e takimit”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së