Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk është transmetuar në televizionin publik.
Në seancën e sotme, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë qenë të pranishëm, dhe për këtë Krasniqi ka thënë se komisarët e Kryeministrit tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën, duke mos transmetuar seancën, përcjell Arbresh.info.
“Është jetike që kjo Qeveri e kapelave të zeza të bie! I zënë pamohueshëm në flagrancë duke vepruar kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve, pushteti ka zgjedhur ikjen, fshehjen dhe me këtë rast, edhe turpin. Ata nuk u paraqitën as sot në Kuvend, të paktën që të marrin kapelat e zeza që ua bëmë dhuratë. Nga jashtë sallës së Kuvendit, duke vazhduar të shtrijnë diktatin edhe në televizionin publik, RTK, komisarët e Kryeministrit tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën, duke mos transmetuar seancën që kishim ftuar sot në Kuvend”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas kreut të PDK-së, nuk ka dyshim që shteti është i kapur nga Kurti dhe vartësit e tij.
“Por, aferat e tyre të fundit, të cilat tashmë kanë marrë dhenë, janë më të fuqishme sesa tendencat e tyre për manipulim. Tani, nuk ka më dyshime: shteti është i kapur! Mëkatet e Qeverisë janë zbuluar. Akterët po ashtu. E prapa të gjithëve, siç e kemi ditur gjithmonë, doli ai: kryeministri i vendit. Tash kanë mbetur vetëm dy gjëra para se kjo Qeveri të bie për t’u mos u kthyer më: prokuroria të bëjë punën e saj dhe qytetarët të votojnë për largimin e saj më 9 shkurt të vitit 2025. Rikthimi i Kosovës në drejtimin e duhur, të zhvilimit dhe të integrimit euro-atlantik, e ka vetëm një adresë: Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës!”, shtoi tutje Krasniqi./Arbresh.info
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...